ES
Blog
Archivo / 2020-03-16

Avantazhet Dhe Disavantazhet E Të Punuarit Nga Shtëpia


 
Avantazhet e të punuarit nga shtëpia.

Gjatë kësaj periudhe të pazakontë dhe tepër shqetësuese si shkak i virusit të ri #COVID-19 shumë biznese janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre apo të përshtatin stafin e tyre në mënyrë të tillë që tëpunojnë nga shtëpia. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbrojtur gjithsecilin. Por a ndikohet aktiviteti i një njësie nga diçka e tillë? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj mënyre të punuari?




  • Si fillim kjo metodë ndihmon stafin e një njësie të ndihet më komod në një ambient familjar apo kudo ata dëshirojnë të punojnë. Stafi i Prure Group ka një punë tepër dinamike dhe shpesh ndodh të punojnë nga ambientet që ata vetë zgjedhin (si p.sh nga shtëpia). Kjo ndihmon që çdo pjesëtar të ndihet më pranë objektivave të tyre në metodën e tyre.


  • Kjo metodë e të punuarit i jep liri çdo punonjësi.

  • Krijohen orare fleksibël për kryerjen e punës. (nëse aktiviteti i njësisë e lejon diçka të tillë)

  • Në këtë mënyrë me shumë gjasa do të jenë në kohë në punë.

  • Punonjësit kanë mënyra të tjera të motivohen. Të gjithë kursejnë para duke ulur koston si për stafin ashtu dhe për njësinë ekonomike.

  • Siguri e shtuar (sidomos në situata të tilla) Komoditeti i shtepise.

  • Korrektësia në orare pasi nuk bëhesh dot vonë për në punë.

  • Kreativitet i shtuar

  • Ushqim i shëndetshëm


Disavantazhet e të punuarit nga shtëpia

Nga ana tjetër ka dhe një sërë disavantazhesh rreth kësaj mundësie të punuari, të tilla si:


  • Mungesa e një jete sociale dhe aktive

  • Mungesa e dinamikës në punë

  • Konsulta me klientët bëhet më e vështirë. Shpjegimi i një shërbimi apo produkti bëhet më e vështirë.

  • Në disa raste mund të haset një neglizhencë në punë apo mungesë motivimi




Si përfundim do të thoja se duhet të studiohet tregu dhe dinamika e tregut në të cilin njësia është duke operuar, hapësira e kësaj njësie dhe mundësia e kryerjes së aktivitetit nga shtëpia si dhe konsultimi me stafin apo përgjegjësit rreth kësaj metodologjie pune.


 

Faleminderit!

Prure Group, manaxherët e së nesërmes.


Artículo original

PRURE GROUP

Encontremos el plan publicitario adecuado para tu negocio.

* Todos los campos son obligatorios.

01 / Tu negocio02 / Tus objetivos publicitarios

Tu solicitud se guarda de forma segura. Usamos tus datos para revisar tus necesidades y contactarte.

El almacenamiento esencial permite que el sitio y los formularios funcionen. Las tecnologías opcionales de análisis y marketing se usan solo con tu permiso.

No hay etiquetas opcionales de seguimiento instaladas. Tus preferencias controlarán el seguimiento opcional futuro.