EN
Blog
Archive / 2020-02-17

Shumë ndjekës, pak like?

Edhe pse keni një numër të konsiderueshëm ndjekësish, postimet tuaja nuk marrin mjaftueshëm pëlqime?

 

Nuk jeni të vetmit! Kjo është hileja kryesore mbi bazën e së cilës funksionon Instagram-i. Në rastin më të mirë Instagram i tregon postimin tuaj 10% të ndjekësve tuaj. Kjo ndodh nëse ju keni kuptuar orarin perfekt të postimeve, ditën më të mirë, numrin e #hashtag -ëve dhe pasi keni kuptuar audiencën që ju ndjek. Kjo teknikë ndihmon Instagram-in të përcjellë më lehtë mesazhin e vet: "Promocionet janë zgjidhja juaj e vetme." Tashmë me ndryshimin e algoritmave të postimeve, platforma në fjalë ka arritur të shfuqizojë hashtagët duke ulur kështu fluksin që mund të tërheqë profili juaj me një postim bie qartazi.

 

Si përfundim duhet të theksojmë se rëndësi kanë disa pika kryesore:

• Rëndësi ka pastërtia e audiencës suaj dhe jo numrat e shumtë

• Çfarë kontenti po përdorni

• Sa herë në ditë jeni duke postuar (duke krijuar "zhurmë" për audiencën tuaj?)

• Në cilat orare postoni?

• Çfarë kualiteti kanë fotot/videot që publikoni?

 

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.

Faleminderit!

Prure Group, manaxherët e së nesërmes.💡

Original article

PRURE GROUP

Let’s find the right paid media plan for your business.

* All fields are required.

01 / Your business02 / Your advertising goals

Your enquiry is saved securely. We use your details to review your needs and contact you.

Essential storage keeps the website and forms working. Optional analytics and marketing technologies are used only with your permission.

No optional tracking tags are currently installed. Your choices control any future optional tracking.